Mitrovicë gjendet një person pa shenja jete
Një person është gjetur pa shenja jete në orët e vona të mbrëmjes në hyrje të tunelit të Bairit në komunën e Mitrovicës">Mitrovicës, shkruan Albeu.com

Dyshohet se trupi i pajetë i 64 vjeçarit është i babit të Ermal Kamberajt, i cili u vra afro dy vite më parë në një lokal të Mitrovicës">Mitrovicës.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës">Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.

“Rreth orës 20:22 është njoftuar Policia për një trup të pajetë te tuneli në Mitrovicë. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi është dërguar për obduksion. Dyshimet e para janë se vdekja ka qenë natyrale sipas simptomave”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2019, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori