Mitrovica veriore vuan mungesën e ujit
Zvogëlimi i rrjedhjes së ujit në pjesën jugore të Mitrovicës ka bërë që veriu të jetë në një situatë dramatike, pasi po vuan mungesën e ujit.

Sipas Drejtorit të Ujësjellësit në Mitrovicën veriore, Vladimir Rakiq rrjedhja e ujit është zvogëluar me 50%, duke theksuar se 30% e qytetarëve kanë ujë të pishëm, ndërsa 70% e tyre nuk ka fare, njofton B92.

"Sipas vlerësimeve tona rrjedhja është zvogëluar më shumë se 50 për qind. Kërkojmë nga përfaëqsues të Qeverisë serbe dhe ata ndërkombëtarë që të bëjnë preison te përgjegjësit në Fabrikën e Ujit në jug të Mitrovicës që të rrisin sasinë e ujit”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori