Mitrovica e Veriut pas vrasjes "shuplakë" Ivanoviçit
“E vetmja gjë që aktualisht dihet mund t’ua them është se lënda për vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare SDP Olivera Ivanoviç është te ne, për rrjedhën e hetimeve të mëtejme, nuk është koha të flitet”, ka thënë për gazetën “danas” prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës Reshat Millaku.

Sipas kësaj gazete të Beogradit, kjo do të thotë se edhe pse nesër bëhen dy muaj qëkur u vra Oliver Ivanoviçi para selisë partisë së vet në Mitrovicën verore , tash për tash zyrtarisht dihet vetëm se Prokuroria Themelore e Mitrovicës për shkak të “të rastit të ndërlikuar”, më 8 mars lënda është dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në opinionin gjatë shkurtit dolën detaje rreth parregullsive në hetimet pas vrasjes së Ivanoviçit për të cilat u dyshuan dy pjesëtarët të Policisë së Kosovës - Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq, të cilët, përkundër kërkesave të Prokurorisë, mbrohen në liri,transmeton Koha.net.

Me hetimet e deritashme janë të pakënaqur familja e të ndjerit dhe ish - partia e tij.

Zëvendëskryetarja e SDP Ksenija Bozhovi ka thënë se organet hetuese të Kosovës nuk janë të vetmet që heshtin për këtë rast.

Në Kuvendin e komunës së Mitrovicës veriore, përfaqësuesit e SDP-së nuk kanë marrë përgjigje pse nuk është mbajtur mbledhja komemorative për vrasjen e Ivanoviçit, asamblist ti të cilit ka qenë ai, dhe as pse nuk është pranuar iniciativa e kësaj partie që një rrugë në pjesën veriore të Mitrovicës të marrë emrin e Ivanoviçit, ka thënë Bozhoviq.


Shtuar më 15/03/2018, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori