Tre vite pas pandemisë së Covid-19, Fauci: S’u prodhua në laborator

Anthony Fauci thotë me bindje se provat shkencore tregojnë se Covid 19 nuk është prodhuar në laborator. Tre vite pas pandemisë së koronavirusit, gjatë një interviste në “Face the Nation” të CBS, Fauçi tha se provat janë mjaft të forta se kjo është një dukuri natyrore.

Prezantuesja Margaret Brennan e pyeti Faucin për transparencën e Kinës në lidhje me origjinën e COVID-19 dhe se si Partia Komuniste Kineze (ÇP) udhëheqëse e vendit po trajtonte thirrjet për hetim nga e gjithë bota dhe mori këtë përgjigje.

“Nëse shikoni ekzaminimin nga shkencëtarë ndërkombëtarë të kualifikuar dhe pa axhenda politike, ata kanë publikuar në revista të vlerësuara nga kolegët, se të gjitha provat e grumbulluara, veçanërisht në lidhje me sjelljen kineze të kafshëve në tregun Ëuhan… provat janë mjaft të forta se kjo është një dukuri natyrore. Ne duhet të hetojmë çdo mundësi tjetër,”- tha më tej Fauci.

Fauci tha se kurrë nuk e imagjinonte se pandemia do të zgjaste kaq gjatë dhe do të merrte kaq shumë jetë.

“Unë nuk e imagjinoja dhe nuk mendoj se asnjë nga kolegët e mi e imagjinonte se do të shihnim një sagë trevjeçare vuajtjesh dhe vdekjesh dhe një milion amerikanë të humbnin jetën e tyre,” u tha Fauci

Ai tha se tipari më shqetësues i Covid ishte evolucioni i varianteve të shumta, të cilat përmbysën disa herë përgjigjen e SHBA ndaj pandemisë.

Fauci do të largohet në dhjetor si kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive pas gati 40 vitesh në krye dhe si këshilltar kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.


Shtuar 27.11.2022 21:53