Mitropoliti i Malit të Zi: Car Lazari dhe Skënderbeu luftuan për të njëjtin ideal
Ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan, ku morën pjesë në shumë se 1500 persona. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviç.

Duke folur rreth kësaj feste, Radoviç u shpreh se "Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit", raporton KTV.

Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, nuk ishin të pranishëm në Gazimestan.

As kryeministri Aleksander Vuçiç e as shefi i Zyrës së Qeverisë të Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç nuk janë parë gjatë festës së sotme në Gazimestan. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2015, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori