Mitchell: Mos spekulloni, nuk ka plan shtesë për Kosovën dhe Serbinë
Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë të përbashkët me ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, i cili ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë dy ditore.

Thaçi ka thënë se në takimin me ndihmes sekretarin amerikan është zotuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sipas asaj që parasheh kushtëetua dhe ligjet e Kosovës dhe kurrsesi se kjo nuk do të të ppërfshijë këmbimin e territoreve.

Presidenti ka falënderuar për vëmendjen që Administrata e Presidentit Donald Trump po i kushton Kosovës dhe Ballkanit në tërësi.

Presidenti Thaci ka treguar se pikat kryesore të takimit me ndihmës sekretarin kanë qenë, mes tjerash, bllokada e Demarkacionit dhe për dialogun me Serbinë.

“Askush nuk ka të drejtë të vonojë demarkacionin qoftë prej partive shqiptare, apo edhe të komunitetëve”, është shprehur Presidenti.

Ndërsa, Mitchell ka mohuar raportimet e mediave serbe se ai ka ardhur me një plan për Kosovën të cilën do t’ia shpaloste presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Mitchell ka mohuar se ka ardhur në Ballkan për një plan specifik, ndërsa ka treguar se po qëndron ne Prishtine.

Mitchell ka thënë se është vetëm një spekulim. Nuk kam ardhur që të shpalosë një plan specifik por kam ardhur për një plan për të ardhmen e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë në BE.


Shtuar më 12/03/2018, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori