Mitchell ia bën të qartë Serbisë pozicionin e SHBA-ve për Kosovën
Pëlqej
Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, Wes Mitchell, në ditën e dytë të qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Mitchell tha se është biseduar për Kosovën, për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal dhe se porosia kryesore është se SHBA është e interesuar për një raport partneriteti me Serbinë, raporton FoNet.

Në konferencën për media, Mitchell tha se SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i përmbushin obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit, transmeton Koha.net.

Ai tha më tej se ka mundësi për avancim dhe zgjidhje të problemeve që e mbajnë Ballkanin në të kaluarën.

Sipas fjalëve të tij, “këto çështje janë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, forcimi i sundimit të ligjit, liria e mediave dhe lufta kundër ekstremizmit”.
Shtuar më 14/03/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori