Mister, emri i shqiptarit të vrarë në Athinë
Pëlqej
Sipas dyshimeve paraprake shqiptari do të jetë vrarë nga mafia për larje hesapesh, transmetojnë mediat greke.

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e 36-vjeçarit në Athinë.

Viktima u ekzekutua me plumb në kokë sapo kishte parkuar motorin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli.

Kur u ekzekutua poshtë pallatin, 36-vjeçarin e prisnin në shtëpi gruaja e tij shtatzënë dhe fëmija i mitur.

Kur mësoi se çfarë kishte ndodhur, gruaja e shqiptarit pësoi tronditje. Hetuesit grekë janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

Emri i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa po hetohet për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për të zbardhur shkaqet.
Shtuar më 15/08/2018, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori