Kumbulla flet si lojtar i Romës: Roma skuadër ideale për karrierën time

Marash Kumbulla është plot emocione para debutimit të mundshëm me fanellën e Romës.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Kumbulla, mund të regjistrojë sonte debutimin me Romën.

Debutimi do të ishte edhe me më shumë emocione për të, pasur parasysh se ai mund të debutojë kundër ish skuadrës së tij, Veronës.

Para ndeshjes, Kumbulla ka thënë disa fjalë, duke përsëritur gëzimin për marrëveshjen me Romën, të cilën e konsideron si skuadër ideale për karrierën e tij.

“Kur mësova për mundësinë që t’i bashkohem Romës, unë nuk mora shumë kohë për të vendosur. E dija menjëherë se ishte klubi i duhur për mua”, ka thënë Kumbulla.

“Ata më treguan projektin, stafi dhe unë folëm me trajnerin. Tifozët, stadiumi, historia e këtij klubi janë të shkëlqyera”, shtoi shqiptari.

Kujtojmë se Kumbulla do të jetë i huazuar te Roma për dy sezone, me ‘Giallorossi’ që kanë obligim blerjen e kartonit të tij.


Shtuar 19.09.2020 14:37