Misioni “Flying for
Kosovo”, i udhequr nga piloti James
Berisha do të vijojë rrugëtimin e tij në kërkim të jnohjeve të reja. Tashmë ai është nisur drejtë Libisë dhe Egjipt.
Berisha tha se është i përkushtuar që premtimin dhënë qytetarëve të Kosovës ta dërgojë deri në fund që të realizojë misionin në Afrikë.
Aeroplani i tij gjindet në Khartoum të Sudanit për riparim, e më pas, udhëtimi i tij do të vazhdojë në Libi dhe Egjipt. Pas përfundimit të misionit, “
aeroplani i pavarësisë”, do t’i dhurohet
Muzeut të Kosovës. “Pra, ne jemi gati të nisemi edhe një herë për kontinentin e Afrikës, ta kthejmë aeroplanin te shtëpia dhe t’i përfundojmë ato dy shtete që na kanë mbet edhe t’i kthehet
aeroplani muzeut dhe popullit të Kosovës”, ka thënë
Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012,
ora 14:44