I vihet tritoli një banese në Durrës
Mishi i lopëve të sëmuara nga Polonia u importua edhe në Kosovë
Lajmi që u bë jehonë në mediat botërore për mishin e lopëve të sëmuara i cili u importua në shumicën e vendeve të europës prek edhe Kosovën, shkruan Albeu.com

“The Guardian” publikoi disa imazhe ku shihen lopët e sëmuara të cilat dërgohen për t’u prerë, mishi i të cilave më pas përdorej për treg.

Sipas raportimeve ky mish është importuar në 12 shtete të Europës, përfshirë Estoninë, Letoninë, Finlandën, Francën, Hungarinë, Lituaninë, Spanjën, Portugalinë, Rumaninë dhe Suedinë.

Edhe pse nuk raportua se ky mish ka arritur edhe në ballkan, mish nga Polonia është importuar edhe në Kosovë.http://www.albeu.com/dokumenta/foto/lope20.jpg

Por AUV thotë se në këto produkte është ushtruar kontroll i plotë.
“Kontrolli i mishit bëhet nga inspektorët veterinar. Procedurat e kontrollit janë të njëjta për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Kemi pasur import nga shteti i Polonisë dhe është ushtruar kontroll në këto ngarkesa. Të gjitha kanë poseduar dokumentacionin përkatës i cili dëshmon sigurinë e produktit i lëshuar nga autoriteti i origjinës”, thuhet në përgjigjen e AUV-it. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori