COVID-19 i merr jetën infermieres shqiptare

Infermierja e Repartit të Infektives në Pejë, Shkurte Gecaj ka gjetur vdekjen nga COVID-19.

Infermierja Gecaj kishte shërbyer si infermiere në spital për 42 vite.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës

Shkurte Gecaj 1957-2020,

Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të Infektives Znj.Shkurte Gecaj.

Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme ti shërbejë pacientëve.

Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve.

Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë.


Shtuar 14.08.2020 11:44