Thaçi: Do të sjell qetësi tek shqiptarët

Kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi tha se do të bëhet ministër i parë shqiptarë në ministrinë e punëve të brendshme.

Ai më tej shtoi se edhe zv kryeministrin shqiptarë do të jetë nga partia e tij.

Ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Partia demokratike shqiptare ka vizituar edhe banorët e fshatit Saraqinë.

PDSH-ja, të dashur shqiptar, jepjani votën, se do ta ketë edhe zëvendëskryeministrin edhe unë do të jem ministri i punëve të brendshme për herë të parë shqiptarë në Maqedoni.

Unë këtë postë do e kërkoj një herë prej jush dhe më pastaj si rezultat i marrëveshjes politike, jo për të luftuar dikën por, për ta sjell qetësinë tek shqiptarët”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.


Shtuar 10.07.2020 19:40