Miratohet raporti për Kosovën, edhe një votim duhet për liberalizimin
Sot Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), ka votuar për Raportin e Progresit për Kosovën. Ky raport është aprovuar me 42 vota për, 10 kundër dhe 6 abstenime.

Pas këtij votimi, ka folur raportuesi i Parlamentin Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, i cili ishte shprehur i kënaqur me rezultatin e votimit.

Ai ka thënë se tashmë Kosova përpara e ka shansin e madh për të marrë liberalizimin e vizave.

“Kosova është aktualisht në një pikë vendimtare për të marrë liberalizimin e vizave, i cili do t’i jepte Kosovës mundësinë për të lëvizur drejtë një shoqërie moderne. Për arritur këtë, nevojitet luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përpjekje gjithashtu duhet të ketë edhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm të biznesit dhe forcimin e një gjyqësori dhe zbatimin e ligjit”, ka thënë Sholtes.



Shtuar më 09/10/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori