Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të
Mitrovicës,
Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të
Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.
Menjëherë pas seancës për ndryshimin e Ligjit për bashkimin e
Mitrovicës, në një konferencë për media
Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të njëjtën kanë qenë në dijeni edhe
liderët e Kosovës.
“Kemi biseduar me Pacollin. Idenë time e kanë ditë gjithë
liderët dhe ata janë të thirrur t'i dëgjojnë qytetarët”, ka deklaruar
Bahtiri duke aluduar kështu në
liderët kosovarë.
Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që propozimin e tij ta mbështesin.
“
Kërkoj nga të gjithë të bëjnë këtë kërkesë realitet. Kemi bërë të pamundurën të bashkëpunojmë me ta, por ajo nuk ka qenë reale. Kryetari i veriut ka punu me dirigjime të Beogradit. Ne jemi munduar të bashkëpunojmë, por kjo nuk ka ndodhur dhe
kërkoj prej Qeverisë që kjo të bëhet realitet”, ka thënë kreu i
Mitrovicës së Jugut,
Agim Bahtiri.
Shtuar më 30/11/2018,
ora 12:29