Qeveria e
Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar disa Projektligje.
Ndër projektligjet e miratuara është edhe ai për traktatin ndërmjet
Kosovës dhe Hungarisë për transferimin e
personave të
dënuar.
Në mbledhjen e sotme ka marr miratimin
Projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e
personave të
dënuar.
Projektligji ka për qëllim të përmirësojë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të
personave të
dënuar, duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të
dënuar.
Edhe
Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar.
Projektligji ratifikon traktatin e nënshkruar nga ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, me 24 nëntor 2017, në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018,
ora 18:14