Ja ulën vlerën e transferimit, CR7 bën bllok faqen e njohur sportive (FOTO LAJM)

Kristiano Ronaldo i ka bërë bllok në Instagram faqes së njohur për vlerësimin e futbollistëve “Transfermaket”, pasi kjo e fundit e vlerëson Ronaldon vetëm 67.5 milionë paund, po aq sa sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Kjo gjë nuk është mirëpritur nga sulmuesi 35 vjeçar i Juventusit, i cili është mësuar gjithmonë të jetë në krye të renditjeve, ndërkohë lajmi u bë i njohur nga vetë faqja e njohur që njoftoi se ylli portugez i ka bërë në Instagram për arsye se është i mërzitur me vlerësimin e bërë.


Shtuar 3.03.2020 15:37