Miratohen rekomandimet e interpelancës
Janë miratuar rekomandimet e interpelancës së të enjtes ku është diskutuar për të pagjeturit dhe bisedimet që janë zhvilluar me Serbinë në Bruksel. Me këto rekomandime të miratuara i kërkohet Qeverisë së Kosovës që bisedimet me Serbinë t’i kushtëzoj me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Me 55 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim janë votuar këto rekomandime nga ligjvënësi

Kosovapress zbardh rekomandimet ku thuhet se:

Kërkojmë nga Qeveria të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve të mëtejme me Serbinë, me zbardhjen e fatit të plotë të tyre.

Kërkojmë nga të gjithë organizmat e përfshirë në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur të intensifikojnë punën me qëllim të

identifikimit të mundshëm të mbetjeve mortore si dhe përkrahjen në sigurimin dhe procedimin e informatave të reja.

Kërkojmë nga instituti i Kosovës për krime lufte që të grumbullojë dokumente e fakte për krimet e bëra nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe në Kosovë gjatë periudhës 1998-99.

Mediat ta kenë në fokus çështjen e të zhdukurve dhe të japin kontributin e tyre që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.
Shtuar më 10/05/2012, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori