Minxhozi: Mbledhjet e përbashkëta ulën tensionet ekonomike Kosovë-Shqipëri
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, ka deklaruar se Kosova e Shqipëria po ndërtojnë raporte të suksesshme në fushën e ekonomisë.

Sipas Minxhozit, mbledhjet e dy qeverive, të nisur para dy vitesh, kanë nisur të japin frytet e tyre.

Ai ka theksuar se mbledhjet po ndikojnë në uljen e tensioneve ekonomike mes Prishtinës dhe Tiranës dhe po shërbejnë për ndërtimin e një klime të shëndoshë biznesore mes dy komuniteteve afariste nga të dy vendet shqiptare, raporton Koha.net.

“Këto mbledhje kanë dhënë impulse shumë interesante sepse kanë qenë të harmonizuara veprimet midis të dy qeverive, midis institucioneve të ndryshme, midis ministreve të ndryshme. Ka pasur një koordinim më të mirë edhe koordinimi ka qenë gjithëpërfshirës jo vetëm në një degë në një fushë por në gjitha fushat që prekin veprimtarinë e të dy qeverive”, ka theksuar Minxhozi./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori