Ministrja serbe: Urdhërarresti kundër Hashim Thaçit ende në fuqi
Pëlqej
Në Serbi është ende i vlefshëm urdhër arresti për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sepse procedura kundër tij është në vijim, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburoviç.

“Në rastin kundër Thaçit tashmë ka një vendim të formës së prerë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka pasur zgjerim të akuzave për veprën penale të gjenocidit dhe urdhër arresti në Serbi është ende në fuqi, për dallim nga vendet e tjera ku Interpoli e ka ndalur këtë urdhër arrest kështu që nuk mund t’a shihni në sistemin e tij”, saktësoi Kuburovic për RTV, raporton B92.

Ajo po ashtu tha se me arrestimin e Ramush Haradinajt, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të vihet në pikëpyetje sepse urdhri për arrestimin e tij ekziston që nga viti 2005.

“Kjo ishte e njohur gjatë negociatave, por Serbia nuk ka qenë e kushtëzuar që urdhër arresti të tërhiqet”, tha ajo. /Albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori