Ministrja serbe: Gent Cakaj s’mund të shpallet qytetar nderi në "territorin tonë"
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç, gjatë një paraqitje në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, deklaroi edhe për propozimin e Kuvendit komunal të
Bujanocit, që ministri
Gent Cakaj të shpallet “Qytetar
Nderi” i
Bujanocit.
“26 këshilltarë, nga 41 sa ka Kuvendi i
Bujanocit, kanë propozuar që
Gent Cakaj të shpallet qytetar
nderi i
Bujanocit. Po, ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë legale kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin”.
“Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit komunal të
Bujanocit, që ministri shqiptar,
Gent Cakaj të shpallet qytetar
nderi i
Bujanocit” – deklaroi
ministrja serbe.
Ministrja serbe si arsyetim për refuzimin e propozimit të
Bujanocit, ka deklaruar se ministri shqiptar
Gent Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Ministri
Gent Cakaj ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive që në esencë në vlerë prej miliona dollarëve” – the në argumentin e saj,
ministrja Obradoviç.
Ajo më pas, ka pyetur, se a duhet të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë, derisa është e vetëdijshme që
Cakaj i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhje Parlamentare.
Kuvendi Komunal i
Bujanocit, në seancën e fundit të mbajtur para dy javëve, me shumicë votash kishte propozuar që ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipirisë,
Gent Cakaj të shpallet qytetar
nderi i Komunës së
Bujanocit.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 21:30