Ministrja Reshitaj: Thëngjilli nuk duhet të përdoret për ngrohje
Objektivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, janë plotësimi i kornizës ligjore dhe zbatimi i saj, në fushën e mjedisit, planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit dhe të drejtës pronësore.

Kështu pohoi ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Albena Reshitaj para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ku raportoi lidhur me planin dhe prioritetet e Ministrisë të cilën ajo udhëheq.

Ajo si shqetësim paraqiti mos funksionalizimin e plotë të dy agjencive, atë të Mjedisit dhe Kadastrës.

Ndërsa tha se meqenëse Kosova vazhdon të përballet me probleme dhe sfida të konsiderueshme të ndotjes së ajrit dhe mungesës së menaxhimit të duhur të mbeturinave, ata do të punojnë në përmirësimin e kësaj gjendje, pasi që po punojnë që të ndërpritet përdorimi i thëngjillit në shkolla dhe biznese, si dhe të bëjnë një menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave, të cilat mund të shndërrohen në gaz, energji dhe ngrohje qendrore.

Ministrja po ashtu theksoi se do të ketë dhe një kampanjë sensibilizuese për qytetarët, sa i përket nivelit të ndotjes së ajrit.
Shtuar më 30/10/2017, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori