Ministrja e re Ahmetaj: Demarkacioni të përfundojë sa më parë
Ministrja e sapoemëruar e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave do të jetë prioriteti primar i saj gjatë këtij mandati.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që një nga kriteret e liberalizimit të vizave, ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë sa më parë.

Në këtë intervistë për gazetën "Epoka e re", Ahmetaj ka premtuar se një rëndësi të madhe do t'i kushtojë edhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), agjendës për reforma evropiane si dhe anëtarësimit të Kosovës në programet e Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori