Ministrja e Jashtme reagon për artisten që theu rekordin Guiness: Faleminderit
Artistja Arbnora Fejza nga komuna Skënderaj theu rekordin Guinness pasi ka krijuar mozaikun më të madh me Origami në botë.

“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do here”, ka thënë ajo.

Ministria e Jashtme në detyrë e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla , përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka shprehur urime të përzemërta për Arbnora Fejza-Idrizin, fitueses së çmimit Guinness për krijimin e mozaikun më të madh me Origami në botë, në të cilin paraqitet flamuri kosovar.

“Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skënderaj kjo u bë e mundur – Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.”, shkruan ajo në postim.

Shtuar më 19/02/2021, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori