11 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia në Tiranë ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).

Sherbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimim E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve: O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 12:21