Ministria tregon nëse ka rrugë të bllokuara nga reshjet
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se pas reshjeve të gjitha rrugët janë të kalueshme, si dhe ka ekipe në teren të gatshme për të intervenuar.

Nga MI kanë bërë thirrje për vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa paisjet dimërore.

Ndërkaq, kanë sqaruar se rruga Kaçanik- Hani i Elezit po qëndron e mbyllur për shkak të punimeve në autostradë dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.


Shtuar më 10/12/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori