Ministria që Haradinaj u dhuroi serbëve ndan miliona euro për Veriun
Qeveria e Kosovës përmes ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka shtrirë ndikimin e saj në pjesën më problematike të vendit, në veriun e Kosovës.

Janë më shumë se 2 milion euro grante nga dikasteri i Bujqësisë që pritet t’i marrin fermerët nga kjo pjesë e Kosovës. Program i veçantë – Zonat Rurale më pak të zhvilluara, është projekti me të cilën që kjo Ministri planifikon t’i përkrahë fermerët.

Përfitues të granteve janë 53 qytetarë të katër komunave më shumicë serbe. Përveç serbëve përfitues janë edhe 8 fermer shqiptarë.

Ndër përfituesit është edhe Nexhemdin Peci nga fshati Zhazhë i komunës së Zveçanit.
Shtuar më 16/10/2018, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori