Ministria kërkon që të ndërpritet greva
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë
Në një komunikatë të dërguar nga MASHT’i, thuhet se gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që aktorët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.

“I bëhet thirrje SBAShK-ut për ndërprejn e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme; U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje”, theksohet në komunikatë.
Shtuar më 16/01/2019, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori