Ministria e Integrimeve për propozimin e Kurtit për demarkacionin: Është humbje kohe
Ministria e Integrimeve Evropiane përmes një komunikate për media ka thënë se propozimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për demarkacionin nuk është opsion fare, pasi propozon thjesht humbje kohe përmes konferencave e simpoziumeve.

Albin Kurti përmes një letre publike i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta bëjë zgjidhjen e demarkacionit përmes pesë pikave të cilat i ka propozuar.

Ai ka thënë se njëherë le të bëhet korrigjimi me Komision të përbashkët dhe pastaj të ratifikohet.

Kurti me letër të hapur Haradinajt për zgjidhjen e demarkacionit

Ministria e Integrimeve Evropiane thotë se kushti i vetëm mbetet ratifikimi i demarkacionit, përderisa ka ftuar që ajo të ratifikohet sa më shpejtë. /albeu.com/

Shtuar më 09/03/2018, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori