Lëvizja FOL e ka cilësuar si të kufizuar qasjen në dokumentacionin e kontratave për tenderë me vlera të larta.
Sipas raportit të monitorimit tremujor të
prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Ministrinë e
Infrastrukturës (MI) dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që kjo organizatë e ka publikuar të premten, kjo tregon se procesi i
prokurimit mbetet jotransparent dhe i paqasshëm për publikun, shkruan sot “Koha Ditore”.
Hulumtuesja nga Lëvizja FOL, Gresa Smolica, e cila e ka prezantuar raportin, ka thënë se kanë
monitoruar procesin e
prokurimit duke u nisur nga planifikimi i aktivitetit të
prokurimit, e deri tek nënshkrimi i kontratës dhe implementimi i aktivitetit.
Mirëpo, sipas saj, jo të gjitha ministritë që janë
monitoruar kanë qenë transparente. Ka qenë Ministria e
Infrastrukturës ajo që deri më tani nuk iu ka dhënë qasje në asnjë kontratë të kërkuar.
Shtuar më 02/12/2017,
ora 08:06