Ministria e FSK-së i jep tender të dyshimtë kompanisë "KATANA" ?
Pëlqej
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të mbesin pa municion, shkaku i dallavereve të udhëheqësve të kësaj ministrie me tender.

Ministria e FSK-së, ka vendosur të blejë municion për gjysmë milioni më shtrenjtë se që ishte ofruar në tenderin e hapur për këtë furnizim, shkruan Gazeta Fjala.

Në bazë të dokumentacionit të deponuar nga kompania, “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”, në gjykatën e tenderëve, siç njihet ndryshe Organi Shqyrtues i Prokurimit, FSK ka zgjedhur fitues Poligonin e Shenjtarisë “Katana”, i cili kishte ofruar çmimin prej 2.3 milionë euro, ndërsa kompania “LENTI” & FIOCCHI MUNIZIONI s.p.a”, ishte më e lirë për 422 mijë euro.

Ankuesi ka bashkëngjitur edhe një varg arsyetimesh me të cilat rrezikojnë të kthejnë në pikën zero tërë procesin e tenderimit.

“Nëse marrim një shembull për diferencën e shumës dhe mundësinë e kursimit të buxhetit apo në anën tjetër dëmtimin e tij me 422 mijë euro, paga mesatare e një ushtari në vlerë prej 500 euro, kjo i bie që me 422 mijë euro mundë të kryhen pagat e 844 ushtarëve (personave) për një muaj”, thuhet në ankesën e deponuar në OSHP./Gazeta Fjala/
Shtuar më 07/09/2017, ora 08:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori