Ministria e Financave jep detaje për "zhdukjen" e mbi dy milionë eurove
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur konferencë urgjente për media pas ‘zhdukjes’ së dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Bajrami ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar dy persona.

“Një person është arrestuar, i cili ka qenë zyrtar i thesarit dhe tjetri është eprori i tij”, ka thënë Bajrami.

Ministrja Bajrami ka bërë të ditur se krimet kibernetike po merren me të dhe deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë, por megjithatë ka treguar se transaksionet kanë ndodhur me 9 tetor.

“Në një të ardhme të afërt do të japim raporte të detajuara. Kemi një kërkesë nga prokurorja që të mos japim informata që të mos dëmtohet procesi. Njëri nga zyrtarët është suspenduar sepse ka qenë vijë raportuese. Tjetri është eprori i tij. Transakcionet kanë ndodhur më 9 tetor, dhe janë bërë pagesa në emër të këtij operatori privat. Ministria e linjës ka pyetur thesarin nëse ky është një vendim gjyqësor, janë bërë verifikimet dhe është bërë denoncimi i rastit”, ka thënë ajo para mediave.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se institucionet po tentojnë të mjetet t’i kthehen buxhetit të Kosovës, derisa rastin e ka konsideruar si të izoluar. /P
Shtuar më 21/10/2020, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori