Ministria e Financave dhe e Integrimit japin dritën e gjelbër për FKS-në
Ministria e Financave dhe e Integrimit Evropian kanë dhënë dritën e gjelbër për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga zyra për media në Ministrinë e Integrimit Evropian sqaruan për "Telegrafin" se Projektligji për FSK-në nuk e cenon legjislacionin e BE-së.

"Duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, Ministria e Integrimit Evropian obligohet të jap opinionin ligjor se a është në harmoni me legjislacionin e BE-së cdo projektligj që kalon në Qeveri.

MIE ka dhënë opinionin ligjor se drafti i Projektiligjit nr.05/L-156 për FSK, nuk i cënon parimet e së drejtës së BE-së. Rrjedhimisht, kjo fushë është kompetencë e brendshme e vendeve anëtare të BE-së", thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndërsa, zëdhënësi i zyrës së Informimit nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se buxheti reflekton planin strategjik të FSK-së dhe nuk paraqet kurrfarë pengese për transformimin në ushtri.

Sipas tij, Ministria e Financave po bënë vlerësimin e ndikimit buxhetor të projektligjit.

Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, tashmë e ka proceduar në Qeveri Projektligjin për FSK-në, për të cilin ministria që ai drejton ka opinion pozitiv.

Ndryshe, ky projektligj është dërguar në Kuvend nga presidenti Hashim Thaçi, i cili dokument më pas u procedua në Qeveri për mendim. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori