Ministria e Drejtësisë: Sot rendi juridik mori goditjen e rëndë nga politika
Ministria e Drejtësisë, përmes një reagimi thotë se ka përcjellë me vëmendje zhvillimin e sotëm të vazhdimit të seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën përpos pikave të tjera të rendit të ditës, u shqyrtuan dhe u miratuan Rekomandimet e paraqitura nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje rreth dënimit të aktivistëve të saj.

Në reagimin e MD-së thuhet se “Sot, rendit juridik të Republikës së Kosovës dhe pushtetit të gjyqësorit në veçanti, i është dhënë goditja më e rëndë ndonjëherë nga politika në Kosovë”. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori