Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Ministria e Diasporës: Emigrantët t’i shmangen Merdarës
Ministria e Diasporës me anë të një njoftimi për media rekomandon emigrantwt që vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë, paraprakisht, para se ta marrin rrugën për në vendlindje, ta konsultojnë webfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrën kombëtare të menaxhimit kufitar, e cila për çdo ditë pasqyron situatën në pikat kufitare, duke treguar edhe për kohën e pritjes.

“Për shkak të punimeve në terminalin e ri, por edhe për shkak të përqendrimit që ndodh në Merdare gjatë ardhjes së mërgimtarëve, ajo pikë kufitare mund të jetë më problematikja sa u përket pritjeve, andaj Ministria e Diasporës, në konsultim me Policinë e Kosovës, rekomandon që, aq sa ka mundësi, të shmanget ajo pikë dhe të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.

Ministria ka lënë në dispozicion edhe një numër kontakti në Beograd dhe email adresën e Ministrisë për çfarëdo problemi ose halli që mund t’u paraqitet gjatë rrugës dhe emigarntwt menjëherë tw njoftojnë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në: + në +38166247743 dhe [email protected], por edhe Ministrinë e Diasporës në: [email protected]
Shtuar më 04/07/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori