Ministria e Bujqësisë, aksion kundër prerjes së pyjeve pa kriter
Albeu.com
Ministria e Bujqësisë ka kryer një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve. Me këtë rast ku ishte i pranishëm edhe ministri Blerand Stavileci, u bllokuan 400 metër kub dru si dhe u dërguan në hetime më shumë se pesë zyrtarë të ministrisë së bujqësisë. Ministri Stavileci tha për mediat se aksione të tilla do të ketë edhe më shpesh pasi pyjet duhen ruajtur nga këta persona që po e shkaterrojnë gjelbërimin në mbarë Kosovën. Aksioni i sotëm në fshatin Keqekollë të Prishtinës u ndoq me vëmendje edhe nga EULEX.
Shtuar më 29/07/2010, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori