Dortmund në kërkim të një sulmuesi, piketohet lojtari i Interit

“Sky Deutschland” bën një bilanc të merkatos së Borussia Dortmund, tani duke luftuar me kërkimin e një zëvendësuesi për Sebastian Haller.

Blerja më e re duhet të stopojë për një periudhë kohe pasi rezultoi me kancer në testikuj. Të verdhët e Gjermanisë tashmë po punojnë për të gjetur një zëvendësues në sulm dhe janë 4 opsione që pëlqehen.

Piatek nga Hertha e Berlinit, Mauro Icardi i PSG-së, Cordoba nga Krasnodar dhe Edin Dzeko nga Interi. Për këtë të fundit, zikaltërit janë të gatshëm të ulen në bisedime./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.07.2022 21:47