Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, shmangini këto ushqime

Djathin

Sasia e tiraminës që gjendet në djathë varet nga lloji i produktit. Gjithashtu varet nga lloji i përpunimit, fermentimit, madje edhe nga ndotja bakteriale. Shumica e njerëzve mendojnë se djathi sa më i vjetër, aq më të mirë e ka shijen. Megjithatë, kjo gjë nuk qëndron! Djathërat e vjetër shkaktojnë migrenë.

Aditivët

Ju duhet patjetër të shmangni ushqimin që përmban natrium-glutamate, ekstrakte të majasë, proteina bimore. Herën tjetër kur planifikoni të blini diçka të ëmbël, mendohuni dy herë.

Alkool

Alkooli është i dëmshëm për trupin në përgjithësi, ndërsa tiroamina që përmban është përgjegjëse për dhimbjet e kokës. Vera e kuqe, shampanja, uiski dhe birrat janë shkaktarët më të zakonshëm të dhimbjes së kokës.

Ushqimi i ftohtë

Nëse temperatura e trupit tuaj rritet për shkak të ekspozimit ndaj diellit, duhet të mendoheni dy herë para se të hani akullore për të rifreskuar veten. Ushqimi i ftohtë me siguri do të shkaktojë dhimbje koke nëse trupi juaj është i nxehtë.

Nitritet

Nitritet janë komponimet e përdorura si konservuaes në përbërës si salsiçe, sallam pikant, mish i tymosur, kështu që duhet të qëndroni larg tyre në mënyrë që të ulni rrezikun e migrenës.

Çokollata

Edhe pse kakaoja mund të mbrojë qelizat nervore që shkaktojnë migrenën, studimet tregojnë se pothuajse një e treta e dhimbjeve të kokës mund të shkaktohen nga çokollata.


Shtuar 12.09.2020 21:49