Ministria del bllof, edhe këtë vit po shpërndahet testi vlerësimit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Edhe këtë vit në testin e vlerësimit të maturantëve po kopjohet me të madhe. Të gjitha testet janë shpërndarë në rrjete sociale, e aty po merre përgjigjjet.

Semimaturantët e Kosovës sot mbajnë testin e arritshmërisë për t’u regjistruar më tutje në shkollat e mesme për të cilat merret parasysh rezultati i testit në të cilin po punojnë sot.

E, ky test duket të mos jetë vlerësues real, pasi nxënësit veçse i kanë shpërndarë testet në Facebook, ku po marrin edhe përgjigjet.

Edhe përkundër se nxënësit gjatë punimit të testit kanë mbikëqyrës, vërehet se ata po kanë shumë mundësi për t’i përdorur telefonat dhe për të fotografuar testet, e të kenë qasje në internet prej ku po i marrin përgjigjet.


Shtuar më 18/05/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori