Ministri uron 1 qershorin me një video emocionuese (VIDEO)
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi u ka uruar fëmijëve ditën e tyre, 1 Qershorin. Ai është zotuar se do të punojë për t’i ofruar fëmijëve të ardhme më të mirë, duke iu siguruar ambiente të shëndetshme në kopshte dhe shkolla, mësimdhënës të përgatitur mirë dhe tekste cilësore.

“Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi dhe investimi në ta, është investim në të ardhmen. Prandaj, sot, në këtë ditë të rëndësishme, i ftoj të gjithë prindërit, mësimdhënësit, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe shtetërore, që ta kenë çdo ditë në agjendë mirëqenien dhe arsimimin e fëmijëve”, shkruan Bytyqi në profilin e tij zyrtar në FB.


Shtuar më 01/06/2018, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori