Lajm i ëmbël vjen nga Kuvendi, deputetja shqiptare shtatzënë: Mezi pres të të mbaj në krahë (FOTO LAJM)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është nënë e një djali. Ndërkohë, së fundmi ajo ka treguar se është sërish në pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PDK-së ka ndarë një foto, ku ekspozon barkun e rrumbullakosur.

“Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja krahas fotos së bukur.