Ministri Shala merr masa të tjera ndaj produkteve serbe
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me inspektoratet komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Kosovë, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe BeH, por edhe nga vendet tjera dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në vendit tonë.

“Unë jam i angazhuar çdo ditë, që MTI të jetë zë i bizneseve, dhe po ashtu të përmirësojmë klimën e biznesit në vendin tonë, po ashtu MTI është e obliguar që të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit tonë. Është obligim ligjor dhe kushtetues që të ndalojmë çdo lloj kontrabande, të sekuestrojmë çdo produkt për të cilin nuk dëshmohet prejardhja. Me këto veprime në po mbrojmë qenien e shtetit tonë, dhe njëkohësisht konsumatorin rrjedhimisht qytetarin e Kosovës”, tha ministri Shala.


Shtuar më 21/02/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori