Është bërë një zonjushë e vërtetë! Sonila Meço emocionon me dedikim në ditëlindjen e së bijës (FOTO LAJM)

11 vite më parë, gazetarja e njohur Sonila Meço është bërë nënë për herë të parë, me vajzën e saj të vetme Amaris.

Në ditëlindjen e 11 të vajzes së saj, Sonila Meço ka ndarë një album me foto ndër vite të shoqëuruar me urimin më të ndjerë të një nëne.

“Në ora 12:35, në ditën e katërt të një nëntori plot diell, jeta jonë rinisi, bota u bë krejt papritur 3 kg e 300 gramë dhe lumturia hodhi spirancën përgjithmonë në dy sy ngjyrë lajthi.

E qysh prej atij çasti damari i jetës sonë pulson emrin dhe buzëqeshjen e saj…por edhe paradoksin mes dëshirës për ta patur gjithmonë të vogëlth pranë nesh dhe kureshtisë për ta parë të madhe teksa realizon veten.

Pa ngut e mira jonë, jetën mësoje duke u rritur, as më parë e as më vonë! Siç na mëson të jemi prindër të mirë, siç të mësojmë të jesh vajzë e mbarë.

Lumturofsh e të lumturofshin dritë syri!”, shkruan Sonila Meço për të bijën e cila po rritet dhe ka nisur të marrë hijen e një zonjushe./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)