Zyrtare, Pinamonti transferohet nga Interi te Sassuolo

Andrea Pinamonti është zyrtarisht një lojtar i Sassuolos.

Sulmuesi i lindur në vitin 1999 vjen në formë huazimi me detyrim blerjeje nga Interi.

Pinamonti ka firmosur një kontratë që e lidh me Sassuolon deri më 30 qershor 2027.  Interi ka depozituar në arkën e tyre 20 milionë euro nga ky transferim. /h.ll/albeu.com


Shtuar 12.08.2022 07:51