Ministri serb: Dyshoj se hetuesia e Kosovës do ta zbardh vrasjen e Ivanoviqit
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, thotë se sipas informacionit që ka asgjë serioze nuk është duke ndodhur në hetimin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Stefanoviq thot se ka dyshime serioze se rasti i vrasjesIvanoviqit nuk do të zgjidhet nga autoritetet e hetuesisë të Kosovës.

“Tani, për fat të keq, kam dyshime serioze se ata vërtetë janë të painteresuar që të vjen deri te zbardhja e rastit. Edhe EULEX gjithnjë e më shumë është duke u përpjekur që të mos përfshihet në këtë rast. Mua më duket e çuditshme kjo. Janë marrë me pasaportat falsifikuara, kurse tani nuk duan të merren me vrasjen e një njeriu, e cila ka tronditur edhe rajonin”, i ka thënë Stefanoviq gazetës “Kurir”.

I pyetur nëse dyshon se autoritetet në Kosovë po e fshehin vrasësin, Stefanoviq ka thënë se nuk do të donte të akuzojë askënd për diçka të tillë, por se Serbia do të bëjë gjithçka që të dalë para drejtësië ai që e vrau Ivanoviqin, përcjell Telegrafi.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar në orën 08.30 para zyrave të partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Ai u qëllua me gjashtë plumba prapa shpinës, kurse është konstatua se mbi të është shtënë nga një pistoletë “Zastava” M70A.

Në ditët e para pas vrasjes, Policia e Kosovës ka hetuar video incizime nga kamerat e selisë së partisë së Ivanoviqit, kurse një kilometër larg zyrave të partisë është gjetur vetura e djegur “Opel Astra”, me të cilën vrasësit ikur nga vendi i ngjarjes.

U vërtetua se vetura i përkiste një serbi nga Austria, i cili kishte vdekur, kurse automjeti ishte shitur disa herë që atëherë.

Kohë më parë dy policë të nacionalitetit serb u arrestuan nën dyshimin se manipuluan me prova në rastin e vrasjesIvanoviqit, por më pastaj ata u liruan.
Shtuar më 25/03/2018, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori