Pritet dhunë? 1 mijë forca në terren, Rama “vesh” me metal dyert e Kryeministrisë (FOTO LAJM)

Në orën 17:00 nis zyrtarisht manifestimi i Presidentit Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të “mbrojtur Kushtetutën e për të shpërbërë grushtin e shtetit”.

Mësohet se foltorja ku do të flasin disa figura të njohura, ndër to edhe Meta, do të vendoset përpara Presidencës, sic mund t’a shihni edhe në pamjet e galerisë bashkëngjitur lajmit.

Gjatë manifestimit, i cili pritet të jetë paqësor, Presidenti Meta pritet të nënshkruajë edhe një dekret.

Ende është e pazbardhur nëse ky dekret ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, apo me një shpërndarje të mundshme të parlamentit sikurse është aluduar.

Rikujtojmë se pavarësisht se është premtuar që nuk do të ketë akte dhune gjatë këtij manifestimi, Policia e Shtetit ka angazhuar në terren rreth 1 mijë forca, ndërsa dera e Kryeministrisë është veshur me material metalik. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 15:51