Ministri pretendon: Korrupsioni s’do ta mbajnë peng lëvizjen e lirë
Pëlqej
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Republika e Kosovës do të shkëputet përfundimisht nga perceptimet e mos efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe çdo obligim institucional që ka adresë, nuk do të arsyetohet.

Ai në facebook ka shkruar se pas përmbylljes së temës më të përfolur gjatë viteve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Demarkacionit me Malin e Zi, përgjegjësia për lëvizjen e lirë të qytetarëve kryesisht bie mbi institucionet e sistemit të drejtësisë.

“Të vetëdijshëm se sundimi i ligjit si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë përgjegjësi shtetërore dhe institucionale si dhe kusht për liberalizimin e vizave, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë, dërguam mesazh të fuqishëm se angazhimi ynë i përbashkët në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që kemi, nuk do mungojë për asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Republika e Kosovës do të shkëputet përfundimisht nga perceptimet e mos efikasitetit në luftën kundër këtyre dukurive dhe çdo obligim institucional që ka adresë, nuk do të arsyetohet. Në këtë luftë, në frontin e parë duhet të jenë vetë institucionet dhe për këtë, unë do jap maksimumin tim si ministër i Drejtësisë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk do ta mbajnë peng perspektiven tonë evropiane dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri Tahiri.
Shtuar më 22/03/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori