Humbja e dytë radhazi në kampionat, Pioli: Nuk ishim të kthjellët

Stefano Pioli ka folur pas humbjes në San Siro ndaj Sassuolos , humbja e dytë radhazi për Milanin e tij në kampionat.

“Na mungonte qartësia, bëmë shumë gabime, veçanërisht në zonën kundërshtare, sepse në pjesën e parë në fakt u futëm shumë herë,” shprehet trajneri për Dazn

“Duhet ta menaxhonim më mirë avantazhin, minutat e para pas golit janë gjithmonë vendimtare, por gabuam. Tani për tani po i paguajmë shtrenjtë, nëse pranoni 7 gola në dy ndeshje do të thotë se diçka nuk është në rregull,” përfundon Pioli.

Milani tanimë është vetëm një pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Interi dhe nesë Napoli fiton sonte ndaj Lazios, shkëputet tre pikë. /albeu.com


Shtuar 28.11.2021 18:07