Ikën drejt Afrikës, balerini: Këtu vlerësohen vetëm nga format fizike dhe K-të

Enea Melaj është një balerinë shqiptar, i njohur për pjesëmarrjen në shumë spektakle të televizioneve shqiptare, me një karrierë tejet të zhvilluar në Shqipëri por që vendimi i fundit i jetës e ka çuar në Afrikën e Jugut. Si shumë artistë të tjerë, të cilët nuk e kanë ndjerë vlerësimin në vendlindje, dhe Enea rrëfeu në ‘Abc e Pasdites’ se ishte bërë shumë e vështirë për të të vazhdonte punën mes asaj që ai e quajti “antivlera”

“Kur e mendon çfarë ke hequr gjithe jetën në Shqipëri, për të arritur majat dhe në fund nuk ke asnjë lloj rezultati. Nuk ke respekt nga kolegët që të hedhin poshtë punët dhe djersën se në fund fare duhet ta them që po vlerësohen shalët dhe b*thët.” – shprehu ai në intervistën me Ermal Peçin.

Jo vetëm kaq, por Enea zbuloi se në muajt e fundit të punës së tij në Shqipëri ka hasur dhe mosbarazi në vendin e punës si pasojë e ndikimit të rrjeteve sociale. Për të si artist është e padrejtë të anashkalohet për shkak të mungesës se popullaritetit në Instagram, të cilën e sqaroi me një rast specific:

“Kam qenë pjesë e një ‘x’ emisioni ku në një mbledhje e sipër është diskutuar fakti se ata që kanë Instagram të mirë do punojnë shumë gjatë sezonit. Por çfarë do të thotë kjo? Ne të tjerët që s’kemi të ikim në shtëpi? Të gjejmë diçka tjetër, një punë dytësore?”

Një tjetër problematik që ai denoncoi ishte dhe marrjen e personave joprofesionist në punë, duke i zënë vendin, pasi këta të fundit janë të gatshëm të punojnë pa benefite financiare.

“Nuk marrin as rrogë, më merr mua se ta bëj pa lekë thonë. Mua më kanë rënë flokët duke bërë këtë punë.” – shpjegoi balerini.

Ai prej 7 muajsh jeton në Afrikën e Jugut ku punon me një trupë artistike angleze, dhe japin shfaqje në qytetet e ndryshme të kontinentit afrikan. Enea zbuloi se ndodhet në Shqipëri për pushime, por nuk do të kthehet më për të punuar si balerin.

 


Shtuar 15.06.2022 18:21