Ministri më qesharak i mundshëm, Pacolli s'di gjë për tërheqjen e Burundit nga njohja e Kosovës
Burundi ka tërhequr zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, por këtë mos ia pyesni Behgjet Pacollit sepse ai nuk di gjë.

Kjo, pasi siç duket shefi i diplomacisë kosovare është më tepër i angazhuar për pazare me liderët autokratik të Ballkanit për kidnapime pkundërshtarësh, siç ishte rasti i mësuesve turq.

I pyetur nga mediat nëse kishte dijeni për tërheqjen e njohjes së pavarësisë nga Burundi, Bapcolli ka thënë se nuk ka asnjë informacion.

Më parë, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç kishte deklaruar se Burundi e mori këtë vendim zyrtarisht pas takimit me homologun e tij Alain Aime Nyamit.


Shtuar më 03/04/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori